KËSHILLI I QARKUT ELBASAN, PLANI VJETOR I PRANIMIT NE SHERBIMIN CIIL

Mbështetur në Ligjin Nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, neni 77 pika ç; në Ligjin Nr.152/2013 ”Për nëpunësin civil” , i ndryshuar,  neni 18; në  VKM Nr. 108, datë 26.02.2014 ”Për planifikimin vjetor të pranimit në shërbimin civil”, pika 3/c; në VKQ  datë 23.12.2024 Për miratimin e strukturës organizative të administratës së Këshillit të Qarkut Elbasan, për vitin 2025”; Këshilli i Qarkut Elbasan në mbledhjen e datës­­­­ 23.12.2024

 

V E N D O S I:

 

  1. Të bëjë planifikimin e nevojave për pranim në shërbimin civil për Institucionin e Këshillit të Qarkut Elbasan për vitin 2025, sipas kritereve të mëposhtëm;

 

  1. Krijimi i nje vendi të lirë, për shkak të mbushjes së moshës së pensionit të plotë të pleqërisë.
  • Specialist toke në ZAMT-Librazhd; Nëpunës civil – Kategoria Ekzekutive IV-3
  1. Krijimi i vëndeve të reja në shërbimin civil:
  • Specialist për Investimet; Nëpunës civil – Kategoria Ekzekutive IV-2
  • Specialist për Projektet; Nëpunës civil – Kategoria Ekzekutive IV-2
  • Specialist për Zhvillimin Ekonomik; Nëpunës civil – Kategoria Ekzekutive IV-2
  1. Ecuria e krijimit te vendeve vakante ne sherbimin civil per arsye te paparashikuara

 

  1. Ngarkohet me zbatimin e ketij vendimi Sektori i Financë/ Burimeve Njerëzore & Shërbimeve Mbështetëse.