KËSHILLI I QARKUT BERAT- VERFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të nenit 26. të ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar si edhe të Kreut II dhe III,  të Vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, i ndryshuar me VKM nr. 748, datë 19.12.2018, Sektori Juridik i Burimeve Njerëzore Informimit dhe Statistikave në Këshillin e Qarkut Berat, në përfundim të verifikimit të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:

  • “Përgjegjës i Zyrës së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës Berat, në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Berat, klasa e pagës III-2;
  • “Përgjegjës i Zyrës së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës Skrapar, në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Berat, klasa e pagës III-2;

Nuk është paraqitur asnjë kandidat brenda afatit ligjor të aplikimit.

Për këtë arsye, procedura e verfikimit paraprak për ngritjen në detyrë mbyllet pa fitues.

Kjo procedurë mbyllet pa shpallje fituesi.