Këshilli i Lartë të Prokurorisë REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe  të Kreut  dhe III, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.03.2015, “ Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, të ndryshuar, Këshilli i Lartë të Prokurorisë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të përgjithshme dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, për procedurën në kategorinë e nivelit të ulët drejtues, ju njofton se, për pozicionin:

 

  1. Përgjegjës në Sektorin e Financës, Drejtoria Ekonomike dhe Burimeve Njerëzore, në   Këshillin e Lartë të Prokurorisë  kategoria e pagës III-a

 

Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është/janë:

 

  • Drita Nosi

 

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datë 25.02.2021, ora 10:00, në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Adresa: Rruga “Ana Komnena”, Godina “Poli i Drejtësisë”, Tiranë.

 

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datë 25.02.2021 ora 13:00, në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Adresa: Rruga “Ana Komnena”, Godina “Poli i Drejtësisë”, Tiranë.