Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në zbatim të përcaktimeve të ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil”, si dhe VKM-së nr. 118, datë 5.3.2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së” të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionin vakant të përcaktuar në Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH-së nr. 53, datë 28.05.2025 për:
– 1 (një) vend vakant “Drejtor i Departamentit të Auditimit të Institucioneve të Sigurisë dhe Pronave Publike” – të diplomuar jo më poshtë se niveli Master Shkencor në Shkenca Juridike,
KONSTATOI:
– Për pozicionin “Drejtor i Departamentit të Auditimit të Institucioneve të Sigurisë dhe Pronave Publike” – të diplomuar jo më poshtë se niveli Master Shkencor në Shkenca Juridike, plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin, kandidatët:
1. Agron Halili
2. Enkeleda Kapedani
Testimi me shkrim do të zhvillohet më datë 29.07.2025, ora 10:00, ndërsa intervista e strukturuar do të zhvillohet më datë 31.07.2025, ora 10:00 në ambientet e KLSH-së.