Në zbatim të nenit 27, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, pika 9, dhe pika 10, e Kreut VIII, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 118, datë 05.03.2014 “Për procedurat e emërimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore dhe e trajnimeve, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në përfundim të verifikimit paraprak të dokumenteve të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të ngritjes në detyrë si dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, për procedurën në kategorinë e nivelit të lartë drejtues, ju njofton se, për pozicionin;
- Drejtor drejtorie, në Njësinë e Mbështetjes së Komisioneve, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kategoria e pagës I-3;
Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit.