KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, në pikën 11, të Kreut II, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” Njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore dhe e trajnimeve, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në përfundim të verifikimit përfundimtar të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të ngritjes në detyrë dhe pranim nga jashtë shërbimit civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, për procedurën në kategorinë e nivelit të mesëm drejtues, ju njofton se, për pozicionet:

  • 2 (dy) Këshilltar – Njësia e Mbështetjes së Komisioneve, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë – kategoria e pagës II-1;

Lista përfundimtare e kandidatëve të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit është si më poshtë vijon:

1. Anola Xhuli

2. Blendis Kapllani

3. Eniela Agolli

4. Ismail Tafani

5. Xhesika Toto

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datë 03.12.2025, ora 10:00, në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Adresa: Rruga “Ana Komnena”, Godina “Poli i Drejtësisë”, Tiranë.

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datë 04.12.2025 ora 10:00, në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Adresa: Rruga “Ana Komnena”, Godina “Poli i Drejtësisë”, Tiranë.