Në zbatim të nenit 25, të ligjit Nr.152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, si dhe në pikat 7, 8 dhe 9, të Kreut VII, të Vendimit Nr.243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranim, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, të ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në përfundim të verifikimit përfundimtar të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura për konkurrim, për procedurën në kategorinë e nivelit ekzekutiv, ju njofton se, për pozicionin:
- Specialist i Burimeve Njerëzore, në Sektorin e Burimeve Njerëzore në Drejtorinë Ekonomike dhe Burimeve Njerëzore, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë – Kategoria:IV-1;
Janë kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit kandidatët si më poshtë:
1. Znj. Anjeza Koleka
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datë 21.10.2026 ora 10:00, në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Adresa: Rruga “Ana Komnena”, Godina “Poli i Drejtësisë”, Tiranë.