Në zbatim të nenit 22, të ligjit Nr.152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut IV, të Vendimit Nr.243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranim, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, të ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për procedurën e konkurrimit në kategorinë e nivelit ekzekutiv, ju njofton se, për pozicionin;
- Specialist Trajnimesh, në Njësinë e Shërbimeve të Përgjithshme Ligjore, Integrimit Europian dhe Marrëdhënieve me Publikun, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kategoria e pagës IV-1;
Nuk ka kandidatë fitues.