Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 28, të Kreut II, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, të ndryshuar, Këshilli i Lartë të Prokurorisë, në përfundim të procedurës së konkurrimit për Kategorinë e nivelit të mesëm drejtues, ju njofton se për pozicionin: “Këshilltarë në Njësinë e Mbështetjes së Komisioneve, në Departamentin e Shërbimeve Ligjore në Këshillin e Lartë të Prokurorisë”, lista e kandidatëve të cilët kanë grumbulluar mbi 70 pikë është si më poshtë:
- Ilda Prifti
Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 13 të Kreut III, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.03.2015, “ Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, të ndryshuar, Këshilli i Lartë të Prokurorisë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të përgjithshme dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, për procedurën në kategorinë e nivelit të mesëm drejtues, ju njofton se, për pozicionin:
- Këshilltar në Njësinë e Mbështetjes së Komisioneve, në Departamentin e Shërbimeve Ligjore në Këshillin e Lartë të Prokurorisë”, kategoria e pagës II-b, Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është/janë:
- Aurora Dina
- Denisa Kosta
- Fabjon Murrizi
- Gerti Tartale
- Sonila Dimos ( Çeliku )
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datë 08.03.2021, ora 10:00, në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Adresa: Rruga “Ana Komnena”, Godina “Poli i Drejtësisë”, Tiranë.
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datë 09.03.2021, ora 10:00, në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Adresa: Rruga “Ana Komnena”, Godina “Poli i Drejtësisë”, Tiranë.