Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Rezultatet e verifikimit

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, në pikat 3 dhe 4, të Kreut IV, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, të ndryshuar” Njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore dhe e trajnimeve, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, për procedurën në kategorinë e nivelit ekzekutive, ju njofton se, për pozicionin:

 

• Specialist Protokolli, në Sektorin e Shërbimeve për Protokollin dhe Arkivin, në Drejtorinë e Shërbimeve të Përgjithshme, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kategoria e pagës IV-1;

 

Lista paraprake e kandidatëve të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit është si më poshtë vijon:

 

1. Zoti Ertjon Leka

2. Zoti Esmir Rringaj

3. Zoti Fabion Bardhi

4. Zonja Kamila Xhuveli

5. Zoti Megliano Ali

 

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datë 29.08.2023, ora 10:00, në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Adresa: Rruga “Ana Komnena”, Godina “Poli i Drejtësisë”, Tiranë.

 

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datë 30.08.2023 ora 10:00, në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Adresa: Rruga “Ana Komnena”, Godina “Poli i Drejtësisë”, Tiranë.