SHPALLJE PËR PRANIM TË DREJTPËRDREJTË,
NË KATEGORINË E NIVELIT TË LARTË DREJTUES NË KËSHILLIN E LARTË TË PROKURORISË
Në zbatim të nenit 32, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, të Kreut III dhe V të Vendimit nr. 118, datë 05/03/2014, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, si dhe Urdhërit nr.100 datë 28.05.2019 të Kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për “Hapjen e procedurës së pranimit të drejtpërdrejtë në katëgorinë e nivelit të lartë drejtues”, Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpall Procedurën e Pranimit të Drejtpërdrejtë në kategorinë e nivelit të lartë drejtues.
Numri i pozicioneve për të cilat do të konkurrohet është 1 (një).
Afati për dorëzimin e dokumentave: 26 Qershor 2019
Përshkrimi përgjithësues i punës
Përgjegjës për: formulimin e politikave dhe këshillimin e tyre; përcaktimin e objektivave dhe formulimin e programeve, standarteve dhe procedurave përkatëse për zbatim; sigurimin e përdorimit efiçent të burimeve materiale, njerëzore dhe financiare të nevojshme për realizimin e programeve dhe arritjen e objektivave; planifikimin dhe drejtimin e veprimtarisë së përditshme administrative të institucionit dhe përfaqësimin e tij në takime dhe forume brenda dhe jashtë vendit.
I – Kanë të drejtë të konkurrojnë për këto pozicione:
- Nëpunësit civilë të kategorisë së mesme drejtuese, të cilët duhet të plotësojnë kriteret si vijon:
A – Të kenë të paktën 3 (tre) vite përvojë pune në pozicione të nivelit të mesëm drejtues ose të barazvlefshme me to (kategoria e pagës II-b);
- Nëpunësit civilë të nivelit të lartë drejtues në institucionet e pavarura, të cilët duhet të plotësojnë kriteret si vijon:
A – Të kenë të paktën 2 (dy) vite përvojë pune në pozicione të nivelit të lartë drejtues në institucione të pavarura (kategoria e pagës II-a, I-b ose I-a).
- Kandidatët nga jashtë shërbimit civil, të cilët duhet të plotësojnë kriteret minimale si vijon:
A – Të plotësojnë kushtet e përgjithshme të pranimit në shërbimin civil, të përcaktuara në gërmat “a” deri në “dh” të nenin 21 të ligjit nr. 152/2013, të ndryshuar;
B – Të zotërojnë një diplomë të nivelit “Master shkencor”, ose të barazvlefshme me to sipas legjislacionit të arsimit të lartë. Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njësimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;
C – Të kenë të paktën 3 (tre) vjet përvojë pune në pozicione të mesme drejtuese ose të barazvlefshme, në:
– institucione të administratës publike;
– institucionet bankare të nivelit të dytë dhe që, aktualisht, nuk kanë detyrime ndaj shtetit ose nuk janë në proces kundër tij;
– shoqëri tregtare, të cilat, sipas legjislacionit në fuqi, konsiderohen si biznes i madh dhe që, aktualisht, nuk kanë detyrime ndaj shtetit ose nuk janë në proces kundër tij;
– organizata jofitimprurëse, të cilat kanë, të paktën, 5 (pesë) vite që janë krijuar.
Përjashtimisht, kandidatët nga jashtë shërbimit civil, të cilët kanë punuar dhe/ose punojnë:
– në institucione ndërkombëtare brenda vendit;
– në profesion jashtë vendit;
– pedagogë në institucionet e arsimit të lartë;
– avokatë, noterë apo kontabilistë të miratuar, brenda ose jashtë vendit,
duhet të kenë, të paktën, 5 (pesë) vite përvojë pune, përkatësisht në këto institucione ose në profesion.
Ç – Të mos kenë procese gjyqësore, civile, penale, administrative të cilat janë në proces, si edhe të mos jenë në ndjekje penale nga prokuroria.
II – Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
Të gjitha grupet e kandidatëve si më sipër duhet të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë:
a.- Jetëshkrimin;
b.- Fotokopje të diplomës;
c.- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë përvojën në punë);
ç.- Çdo dokumentacion që vërteton eksperienca të tjera punësimi brenda ose jashtë vendit, të lëshuar nga punëdhënësi;
d.- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
Kandidatët nga jashtë shërbimit civil, përveç sa më sipër duhet të dorëzojnë dokumentacionin si vijon:
a.- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
b.- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
c.- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
ç.- Vërtetimin nga institucionet bankare të nivelit të dytë apo shoqëritë tregtare të cilat sipas legjislacionit në fuqi konsiderohen si biznes i madh, në të cilat keni eksperienca pune, që nuk kanë aktualisht detyrime ndaj shtetit, ose nuk janë në proces kundër tij.
Kandidatët duhet të dorëzojnë të gjitha dokumentat e cituara më sipër me postë ose dorazi deri në datën 26 Qershor 2019, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Adresa Rr. “Qemal Stafa”, Tiranë.
III – Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak
Në datën 2 Korrik 2019, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të shpallë në faqen e tij të internetit www.klp.al, në mjediset e tij dhe në Portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, nëpërmjet adresës së tyre të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.
IV – Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet konkurrimi
Kandidatët pjesëmarrës në procedurë pas verifikimit paraprak nga ana e njësisë përgjegjëse do të vlerësohen për:
- Njohuritë mbi:
1-Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;
2-Kompetencat e institucioneve të ndryshme dhe vendi që zenë ato në strukturën e përgjithshme qeveritare;
3-Legjislacionin që rregullon organizimin dhe funksionimin e administratës publike (ligji nr. 90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”;
4-Legjislacionin që rregullon organizimin dhe funksionimin e organeve të qeverijes në sistemin e drejtësisë (ligji nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë);
5-Detyrimet e Shqipërisë për aderimin në BE;
6-Institucionet e Bashkimit Evropian;
7-Legjislacionin mbi konfliktin e interesit dhe parandalimin e tij;
8-Legjislacionin mbi auditimin;
9-Legjislacionin tatimor;
10-Legjislacionin për nëpunësin civil (ligji nr. 152/2013, i ndryshuar dhe vendimet e Këshillit të Ministrave në zbatim të tij);
11-Kodin e Procedurave Administrative;
12-Legjislacionin e prokurimit publik;
13-Legjislacionin për menaxhimin financiar;
14-Legjislacionin për menaxhimin e sistemit buxhetor (ligji nr. 9936, datë 26/06/2008);
15-Legjislacionin pë rregullat e etikës në administratën publike (ligji nr. 9131, datë 08/09/2003).
- Aftësitë për të:
1-Drejtuar dhe menaxhuar skuadrën;
2-Organizuar dhe ndarë punën në institucionin që drejton;
3-Menaxhuar situata emergjente;
4-Menaxhuar situata të cilat nuk kanë qenë të parashikuara;
5-Marrë vendime mbi bazën e argumentave;
6-Shprehur opinionin dhe argumentat në mënyrë të rrjedhshme dhe të sjellshme;
7-Respektuar të tjerët (kolegët, vartësit, qytetarët) dhe dëgjuar opinionin e tyre;
8-Bashkëpunuar me kolegët, duke ndarë me ta informacionin dhe njohuritë e nevojshme;
9-Komunikuar procesin e vendimmarrjes bazuar në argumenta dhe analizë të pasojave;
10-Ndërmarrë nisma të ndryshme strategjike dhe afatgjata brenda kompetencave të funksionit me qëllim përmbushjen e detyrave funksionale, përmbushjen e objektivave dhe përcaktimin e rrugëve dhe hartimin e planeve për mënjanimin e risqeve në realizimin e tyre, duke shftytëzuar kapacitetet njerëzore dhe materiale me kosto sa më të ulët dhe me rendiment maksimal;
11-Krijuar procedura apo politika të reja;
12-Ndryshuar procedura apo politika ekzistuese në mënyre inovative;
13-Menaxhuar dhe inkurajuar skuadrën për të zhvilluar ide të reja.
V – Mënyra e vlerësimit të kandidatëve
Konkurrimi i kandidatëve pjesëmarrës konsiston në:
1 – Vlerësimin e jetëshkrimit, që përfshin vlerësimin e arsimimit, eksperiencës dhe trajnimeve të lidhura me fushën, si dhe vlerësimet e arritjeve vjetore. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 10 pikë.
2 – Testimin me shkrim. Totali i pikëve është 40 pikë.
3 – Intervistën e strukturuar me gojë. Totali i pikëve është 50 pikë.
Testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë synojnë vlerësimin e njohurive, aftësive dhe cilësive të lidhura me fushën sipas përcaktimit në pikën IV të kësaj shpalljeje.
VI – Data e zhvillimit të konkurrimit
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 17 Korrik 2019, në orën 11:00, në mjediset e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Rr. “Qemal Stafa, Tiranë.
Pas zhvillimit të testimit me shkrim kandidatët do të njoftohen nëpërmjet adresës së tyre elektronike, në lidhje me datën dhe orën e zhvillimit të intervistës së strukturuar me gojë.
VII – Data e shpalljes së rezultateve për vlerësimin përfundimtar
Lista e fituesve e përbërë nga kandidatët që kanë grumbulluar mbi 70 pikë, të renditur duke filluar nga ai me më shumë pikë dhe brenda numrit të pozicioneve për të cilat konkurrohet, do të shpallet në faqen e zyrtare të “Këshillit të Lartë të Prokurorisë” www.klp.al, mjediset e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe në Portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në datën 22 Korrik 2019.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk janë shpallur fitues do të njoftohen nga KLP nëpërmjet adresës së tyre të e-mail.