Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 32 dhe VKM nr. 118, datë 05.03.2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhëines në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe anëtarëve të TND-së”, i ndryshuar, Kreu VIII, Vendimit nr. 1, datë 04.02.2026 “Për miratimin e planit vjetor të pranimit në shërbimin civil, në Këshillin e Lartë Gjyqësor”, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve për përmbushjen e kushteve minimale dhe kërkesave të veçanta për pranimin për konkurrim, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, për pozicionin Drejtor Departamenti, në Departamentin e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Administrative (nëpunës civil, Kategoria e Lartë Drejtuese, I-b) në Këshillin e Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se;
Kandidatët e kualifikuar për të vazhduar konkurrimin, janë:
- Aleksandër Çavo;
- Besmir Lesaj.
Testimi me shkrim, ku do të vlerësohen njohuritë në lidhje me bazën ligjore të shpallur në fazën e parë, do të zhvillohet në datë 16.11.2026, ora 11:00, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Në të njëjtën ditë, më datë 16.11.2026, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, pas zhvillimit të testimit me shkrim, do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë, ku do të vlerësohen njohuritë mbi bazën ligjore të shpallur, aftësitë, kompetencat mbi përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.