KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR, VERIFIKIM PARAPRAK

Në vijim të njoftimit mbi shpalljen e listës të verifikimit të kandidatëve, për të vazhduar konkurrimin sipas procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil, në pozicionin Këshilltar Ekonomik, në Njësinë e Këshilltarëve të Komisioneve të Përhershme (Kategoria e Mesme Drejtuese, II-1), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 26, VKM nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, kreu III, në përfundim të procedurës së ankimimit, ju bëjmë me dije se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar konkurrimin, janë si më poshtë:

  • Donalda Baliko;
  • Inida Xhaxho;
  • Klediana Rrumbullaku;
  • Pranvera Myrselaj;
  • Rudina Sena;
  • Sidita Bejtja;
  • Violeta Hoxha.