KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR, VERIFIKIM PARAPRAK

Në vijim të njoftimit të datës 21.10.2026, mbi shpalljen e listës paraprake të verifikimit të kandidatëve, për të vazhduar konkurrimin sipas procedurës së pranimit në shërbimin civil për 1 (një) vend të lirë, sipas procedurës së pranimit në shërbimin civil, në pozicionin Specialist i Integrimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë, (kategoria ekzekutive, IV-1), Drejtoria e Integrimit Europian, Marrëdhënieve me Jashtë dhe Projekteve të Huaja, në Departamentin e Shërbimeve Juridike, Integrimit Europian dhe Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 26, VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, kreu II, në përfundim të procedurës së ankimimit, ju bëjmë me dije se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar konkurrimin janë si më poshtë vijon:

  • Arben Kumaraku;
  • Gizela Lekaj;
  • Mirel Meta;
  • Natalia Hasrama.