Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 25 dhe VKM nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, kreu II, Udhëzimit nr. 2, datë 27.03.2015 “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”, ju njoftojmë se;
Në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, për pozicionin Këshilltar Ekonomik, në Njësinë e Këshilltarëve të Komisioneve të Përhershme (kategoria e mesme drejtuese, II-1), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, rezulton se procedura e lëvizjes paralele mbyllet për mungesë të kandidatëve.
Për sa më sipër, vendi vakant është i vlefshëm për vazhdimin e konkurrimit nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil.
Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 25 dhe VKM nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, kreu II, Udhëzimit nr. 2, datë 27.03.2015 “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”, ju njoftojmë se;
Në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, për pozicionin Drejtor i Drejtorisë së Integrimit Europian, Marrëdhënieve me Jashtë dhe Projekteve të Huaja (Kategoria e mesme Drejtuese, II-1), në Departamentin e Shërbimeve Juridike, Integrimit Europian dhe Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se:
Kandidati i kualifikuar për të vazhduar konkurrimin sipas procedurës së lëvizjes paralele, është:
z. Luan Dibra.
Intervista e strukturuar me gojë, do të zhvillohet më datë 26.10.2026, ora 10:00, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.