Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 26, VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, kreu III, ju dërgojmë njoftimin për shpalljen e listës paraprake të verifikimit të kandidatëve dhe njoftimin për vazhdimin e konkurrimit për 1 (një) vend të lirë , pas afatit të ankimimit, sipas procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil, në pozicionin Shef i Sektorit të Projekteve dhe Asistencës së Huaj (Kategoria e Ulët Drejtuese, III-1), në Drejtorinë e Integrimit Europian, Marrëdhënieve më Jashtë dhe Projekteve të Huaja, në Departamentin e Shërbimeve Juridike, Integrimit Europian dhe Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Nga verifikimi paraprak i të gjithë dokumentacionit të paraqitur nga kandidatët, rezulton se kandidatët që plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e veçanta, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, për pozicionin Shef i Sektorit të Projekteve dhe Asistencës së Huaj, janë si më poshtë vijon:
1. Bruno Rexhaj;
2. Sara Beqaj.
Konkurrimi i kandidatit të testimit me shkrim do të zhvillohet më datë 01.06.2026, ora 10:00, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, po atë ditë pas vlerësimit me shkrim do të zhvillohet edhe intervista e strukturuar me gojë.