KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, kreu II, ju dërgojmë njoftimin për shpalljen e listës paraprake të verifikimit të kandidatëve, për 1 (një) vend të lirë, sipas procedurës së emërimit në shërbimin civil, në pozicionin:

  • Specialist i Projekteve dhe Asistencës së Huaj (kategoria ekzekutive, IV-1), në Drejtorinë e Integrimit Europian, Marrëdhënieve me Jashtë dhe Projekteve të Huaja, në Departamentin e Shërbimeve Juridike, Integrimit Europian dhe Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Nga verifikimi paraprak i të gjithë dokumenatcionit të paraqitur nga kandidatët, rezulton se kandidati që plotëson kushtet e përgjithshme dhe kërkesat e veçanta, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, për pozicionin Specialist i Projekteve dhe Asistencës së Huaj, është si më poshtë vijon:

1. Arben Kumaraku;

2. Ergreta Beshi;

3. Juliana Zenelaj.

Konkurrimi i kandidatit të testimit me shkrim do të zhvillohet më datë 20.04.2026, ora 9:30, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, po atë ditë pas vlerësimit me shkrim do të zhvillohet edhe intervista e strukturuar me gojë, në qoftë se kandidati grumbullon mbi 45 pikë nga vlerësimi me shkrim dhe vlerësimi i jetëshkrimit së bashku.