KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 25, VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Kreu VII dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.03.2015 “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”, ju njoftojmë se;

Në përfundim të afatit të ankimimit, në fazën e verifikimit paraprak të dokumentacionit të paraqitur nga kandidatët, për përmbushjen e kushteve të përgjithshme dhe kërkesave të veçanta, për pranimin në shërbimin civil, të përcaktuara në njoftimin për shpalljen e konkurrimit, për pozicionin Auditues i Brendshëm, në Drejtorinë e Auditimit të Brendshëm, (kategoria ekzekutive, IV-1), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se proçedura mbyllet pa kandidat të kualifikuar.