KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR, VERIFIKIM PARAPRAK

Këshilli i Lartë Gjyqësor në vijim të njoftimit mbi rezultatet e verifikimit paraprak sipas procedurës së pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive për pozicionin, Specialist Buxheti, (kategoria ekzekutive, IV-1), në Drejtorinë e Programimit dhe Monitorimit të Buxhetit, në Departamentin e Programimit dhe Administrimit të Buxhetit, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njofton se;

Për arsye objektive të lidhura me kandidaten e kualifikuar për të vazhduar konkurrimin, sipas procedurës së pranimit në shërbim civil në kategorinë ekzekutive, testimi me shkrim, ku do të vlerësohen njohuritë në lidhje me bazën ligjore të shpallur në fazën e parë, i parashikuar për t’u zhvilluar në datë 25.11.2025, njësia përgjegjëse në përfundim të afateve të ankimimit vlerëson se zhvillimi i testimit me shkrim do të zhvillohet më datë 27.11.2025, ora 10.00, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në të njëjtën ditë, më datë 27.11.2025, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, pas zhvillimit të testimit me shkrim, do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë, ku do të vlerësohen njohuritë mbi; bazën ligjore të shpallur, aftësitë, kompetencat mbi përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.