Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 26 dhe VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, kreu III, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta sipas procedurës së ngritjes në detyrë, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, për pozicionin Shef i Sektorit të Projekteve dhe Zhvillimit, në Drejtorinë e IT dhe Menaxhimit të Çështjeve, në Departamentin e Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit (Kategoria e Ulët Drejtuese, III-1), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se;
Kandidati i kualifikuar për të vazhduar konkurrimin sipas procedurës së ngritjes në detyrë, është:
-Daniela Fejzaj
Testimi me shkrim, ku do të vlerësohen njohuritë në lidhje me bazën ligjore të shpallur në fazën e parë, do të zhvillohet më datë 26.11.2025, ora 10.00, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Në të njëtën ditë, më datë 26.11.2025, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, pas zhvillimit të testimit me shkrim do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë, ku do të vlerësohen njohuritë mbi; bazën ligjore të shpallur, aftësitë, kompetencat mbi përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 26 dhe VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, kreu III, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta sipas procedurës së ngritjes në detyrë, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, për pozicionin Shef i Sektorit të Sigurisë së Informacionit, BCC dhe Back-up, në Drejtorinë e IT dhe Menaxhimit të Çështjeve, në Departamentin e Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit (Kategoria e Ulët Drejtuese, III-1), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se;
Kandidati i kualifikuar për të vazhduar konkurrimin sipas procedurës së ngritjes në detyrë, është:
-Roland Kola
Testimi me shkrim, ku do të vlerësohen njohuritë në lidhje me bazën ligjore të shpallur në fazën e parë, do të zhvillohet më datë 26.11.2025, ora 12.30, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.