Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 25, VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Kreu VII, pika nr. 9 dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.03.2015 “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”, ju njoftojmë se:
Në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, për pozicionin Specialist i Statistikave dhe Arkivës Gjyqësore (kategoria ekzekutive, IV-1), në Drejtorinë e Organizimit të Gjykatave dhe Standardeve, në Departamentin e Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, rezulton se procedura e lëvizjes paralele mbyllet për mungesë të kandidatëve.
Për sa më sipër, vendi vakant i shpallur është i vlefshëm për vazhdimin e konkurrimit nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil.