KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 25 dhe VKM nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, kreu II, Udhëzimit nr. 2, datë 27.03.2015 “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”, ju njoftojmë se;

Në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, për pozicionin Shef i Sektorit të Buxhetit, Drejtoria e Programimit dhe Monitorimit të Buxhetit, në Departamentin e Programimit dhe Administrimit të Buxhetit (Kategoria e Ulët Drejtuese, III-1), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, rezulton se procedura e lëvizjes paralele mbyllet për mungesë të kandidatëve.

Për sa më sipër, vendi vakant është i vlefshëm për vazhdimin e konkurrimit nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.