Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 25 dhe VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Kreu VII, pika nr.9 në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim, për 2 (dy) vende, në pozicionin Specialist i Marrëdhënieve me Publikun, Median dhe Botimet, Drejtoria e Marrëdhënieve me Publikun, Median dhe Botimet, (kategoria ekzekutive IV-1), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se;
Kandidati i kualifikuar për të vazhduar konkurimin sipas procedurës së pranimit në shërbimin civil është
– Suana Stafa
Testimi me shkrim, ku do të vlerësohen njohuritë në lidhje me bazën ligjore të shpallur në fazën e parë, do të zhvillohet më datë 15.07.2025, ora 09.30 pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
– Në të njëjtën ditë, më datë 15.07.2025 pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, pas zhvillimit të testimit me shkrim, do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë, ku do të vlerësohen njohuritë mbi; bazën ligjore të shpallur, aftësitë, kompetencat mbi përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 25 dhe VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Kreu VII, pika nr.9 në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim, për 1 (një) vend Specialist i Burimeve Njerëzore për Magjistratët, Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve, Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Administrative (kategoria ekzekutive IV-1), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se;
Kandidati i kualifikuar për të vazhduar konkurimin sipas procedurës së pranimit në shërbimin civil është
– Patricia Trungshi
Testimi me shkrim, ku do të vlerësohen njohuritë në lidhje me bazën ligjore të shpallur në fazën e parë, do të zhvillohet më datë 15.07.2025, ora 09.30 pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
– Në të njëjtën ditë, më datë 15.7.2025 pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, pas zhvillimit të testimit me shkrim, do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë, ku do të vlerësohen njohuritë mbi; bazën ligjore të shpallur, aftësitë, kompetencat mbi përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.