KESHILLI I LARTE GJYQESOR, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 25, VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Kreu VII, pika nr.9 dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.03.2015 “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve së pranimit në shërbim civil dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim, për pozicionin, Specialist i Administrimit të Prokurimeve, Drejtoria e Shërbimeve Administrative, Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Administrative (kategoria ekzekutive, IV-1), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se

– Kandidatët e kualifikuar për të vazhduar konkurimin sipas procedurës së pranimit në shërbim civil në kategorinë ekzekutive, janë:

– Gladiola Vuksanaj

– Tea Allkja

– Sabire Hoxha

– Testimi me shkrim, ku do të vlerësohen njohuritë në lidhje me bazën ligjore të shpallur në fazën e parë, do të zhvillohet më datë 14.07.2025, ora 11.00 pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

– Në të njëjtën ditë, më datë 14.07.2025, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, pas zhvillimit të testimit me shkrim, do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë, ku do të vlerësohen njohuritë mbi; bazën ligjore të shpallur, aftësitë, kompetencat mbi përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.