KESHILLI I LARTE GJYQESOR, VERIFIKIM PARAPRAK

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 26 dhe VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, kreu III, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve minimale dhe kërkesave të veçanta për ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbim civil, të përcaktuara në shpalljen për konkurim, pozicioni Shef i Sektorit të Përgatitjes së Dokumentacionit dhe Përfaqësimit Ligjor, Drejtoria e Shërbimeve Juridike dhe Përfaqësimit Ligjor, në Departamentin e Shërbimeve Juridike, Integrimit Europian dhe Marrëdhënieve me Jashtë (Kategoria e Ulët Drejtuese, III-1), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se:

– Kandidatët e kualifikuar për të vazhduar konkurimin sipas procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit në shërbim civil, është:

Aida Pali-Ndreu,

– Armand Dajko,

– Testimi me shkrim, ku do të vlerësohen njohuritë në lidhje me bazën ligjore të shpallur në fazën e parë, do të zhvillohet më datë 30.06.2025, ora 11.00, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

– Në të njëjtën ditë, më datë 30.06.2025, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, pas zhvillimit të testimit me shkrim, do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë, ku do të vlerësohen njohuritë mbi; bazën ligjore të shpallur, aftësitë, kompetencat mbi përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.