KESHILLI I LARTE GJYQESOR, VERIFIKIM PARAPRAK

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 25 dhe VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, kreut VII, pika 9, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim, ju njoftojmë se për:

– 1 (Një) vend, në pozicionin Specialist, Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve për Magjistratët (kategoria ekzekutive, III-b), në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, në Departamentin e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Administrative, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Procedura e lëvizjes paralele mbyllet pa kandidatë të kualifikuar dhe vendi vakant është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil.