KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR – VENDE TE LIRA PUNE

Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak për lëvizje paralele në kategorinë e ulët drejtuese

Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 13, të Kreut II, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:

  • Shef i Sektorit të Standardeve dhe Infrastrukturës së IT, Drejtoria IT dhe Menaxhimit të Çështjeve, Departamenti i Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit (Kategoria III-a)

Procedura e lëvizjes paralele mbyllet për mungesë aplikimi dhe vendi vakant është i vlefshëm për konkurrimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.

 

  • Shef i Sektorit të Suportit të Menaxhimit të Çështjeve, Drejtoria IT dhe Menaxhimit të Çështjeve, Departamenti i Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit (Kategoria III-a).

Procedura e lëvizjes paralele mbyllet për mungesë aplikimi dhe vendi vakant është i vlefshëm për konkurrimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë.