Bazuar në ligjin nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 26, VKM nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, kreu II dhe kreu III, Vendimin nr. 04, datë 28.02.2025, i Kryetarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për hapjen e procedurës së pranimit në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese, për kandidatët të tjerë jashtë shërbimit civil, për vitin 2025, Këshilli i Lartë Gjyqësor, njofton shpalljen e konkurrimit për vend të lirë pune në shërbimin civil, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë dhe të pranimit nga jashtë shërbimit civil, për kategorinë e mesme drejtuese (të tre procedurat zhvillohen në të njëjtën kohë), si më poshtë:
- – 1 (një) vend, në pozicionin Këshilltar Ekonomik, në Njësinë e Këshilltarëve të Komisioneve të Përhershme (Kategoria e Mesme Drejtuese, II-1), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.
PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: Njoftim per shpallje, Keshilltar Ekonomik, 05 dhjetor 2025