KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR VEND I LIRE PUNE

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar neni 26, VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, kreu II dhe kreu III, VKM nr. 972, datë 02.12.2020 “Për organizimin, funksionimin e përcaktimin e kompetencave të Qendrës së Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë“, pika 18 dhe Vendimit nr. 3, datë 19.10.2021 “Për shpalljen e vendit vakant në pozicionin Drejtor Ekzekutiv i Qendrës së Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë“ të Bordit Drejtues, Këshilli i Lartë Gjyqësor, njofton shpalljen e konkurimit për vend të lirë pune në shërbimin civil, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë, për kategorinë e mesëm drejtuese (të dy procedurat zhvillohen në të njëjtën kohë),  si më poshtë:

-1 (një) vend, në pozicionin Drejtor Ekzekutiv i Qendrës së Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë, (Kategoria e Mesme Drejtuese, II-b), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor

PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR Shpallje per vend vakant Drejtor QTI