Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; Kreut III pika 36, 39 të VKM nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar; dhe në përfundim të konkurrimit për vend të lirë pune, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë, për kategorinë niveli i ulët drejtues (të dy procedurat zhvillohen në të njëjtën kohë) ju njoftojmë se për:
- 1 (një) vend, në pozicionin Shef i Sektorit të Oponencës Juridike dhe Përafrimit të Legjislacionit, Drejtoria e Shërbimeve Juridike, Departamenti i Shërbimeve Juridike dhe Marrëdhënieve me Jashtë (Kategoria III-a, Niveli i Ulët Drejtues), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor
- Kandidati fitues për pozicionin Shef i Sektorit të Oponencës Juridike dhe Përafrimit të Legjislacionit është:
- Aurora Ndreu 74.00 pikë
- Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:
1 (një) – Specialist në Sektorin e Suportit të Menaxhimit të Çështjeve, Drejtoria IT & Menaxhimit të Çështjeve, Departamenti i Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit, (Kategoria III-b, Niveli Ekzekutiv)
Procedura e lëvizjes paralele përfundon pa kandidatë të kualifikuar dhe vendi vakant është i vlefshëm për konkurrimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil