Këshilli i Lartë Gjyqësor SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 13, të Kreut II, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:

  • Shef i Sektorit të Oponencës Juridike dhe Përafrimit të Legjislacionit, Drejtoria e Shërbimeve Juridike, Departamenti i Shërbimeve Juridike dhe Marrëdhënieve me Jashtë (Kategoria III-a)

Procedura e lëvizjes paralele përfundon pa kandidatë të kualifikuar dhe vendi vakant është i vlefshëm për konkurrimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.