Këshilli i Lartë Gjyqësor, rezultatet e verifikimit paraprak

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 25 dhe VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, kreu VII, pika 9, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim, ju njoftojmë se për:

  •  1 (një) vend, në pozicionin Specialist, Drejtoria e Investimeve dhe Planifikimit Strategjik (kategoria ekzekutive, IV-1), në Departamentin e Programimit dhe Administrimit të Buxhetit, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Procedura e lëvizjes paralele mbyllet për mungesë aplikimi dhe vendi vakant është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil.