Këshilli i Lartë Gjyqësor , rezultatet e verifikimit paraprak

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 22 dhe VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, kreu II, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve minimale dhe kërkesave të veçanta për pranimin në shërbim civil, të përcaktuara në shpalljen për konkurim, ju njoftojmë se:

-Kandidatët e kualifikuar për të vazhduar konkurimin sipas procedurës së pranimit në shërbim civil, janë:

2 (dy) vende, në pozicionin Specialist, Sektori i Menaxhimit të Sistemeve dhe Suportit të Gjykatave, (kategoria ekzekutive, IV-1), Drejtoria IT dhe Menaxhimit të Çështjeve, në Departamentin e Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.

– Erblin Kulla,

– Klodiana Malaj,

2 (dy) vende, në pozicionin Specialist, Sektori i Projekteve dhe Zhvillimit, (kategoria ekzekutive, IV-1), Drejtoria IT dhe Menaxhimit të Çështjeve, në Departamentin e Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.

– Orges Vrapi,

– Klodiana Malaj,

1 (një) vend, në pozicionin Specialist, Sektori i Serverave dhe Infrastrukturës Mbështetëse, (kategoria ekzekutive, IV-1), Drejtoria IT dhe Menaxhimit të Çështjeve, në Departamentin e Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.

– Fatjan Hushi,

– Roland Kola,

1 (një) vend, në pozicionin Specialist, Sektori i Sigurisë së Informacionit, BCC dhe Back-up, (kategoria ekzekutive, IV-1), Drejtoria IT dhe Menaxhimit të Çështjeve, në Departamentin e Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.

– Fatjan Hushi,

– Roland Kola,

-Testimi me shkrim, ku do të vlerësohen njohuritë në lidhje me bazën ligjore të shpallur në fazën e parë, do të zhvillohet më datë 11.03.2024, ora 10.00, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

– Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët, për rezultatin e testimit me shkrim, për procesin e vlerësimit të jetëshkrimit dhe zhvillimit të intervistës së strukturuar me gojë, do të jetë nëpërmjet adresës së email të secilit kandidat.