Këshilli i Lartë Gjyqësor, Rezultatet e verifikimit paraprak

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 25 dhe VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, kreut VII, pika 9, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim, ju njoftojmë se për:

 

– 1 (një) vend, në pozicionin Specialist, Sektori i Serverave dhe Infrastrukturës Mbështetëse, (kategoria ekzekutive, IV-1), Drejtoria IT dhe Menaxhimit të Çështjeve, në Departamentin e Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.

– 1 (një) vend, në pozicionin Specialist, Sektori i Sigurisë së Informacionit, BCC dhe Back-up, (kategoria ekzekutive, IV-1), Drejtoria IT dhe Menaxhimit të Çështjeve, në Departamentin e Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.

– 2 (dy) vende, në pozicionin Specialist, Sektori i Projekteve dhe Zhvillimit, (kategoria ekzekutive, IV-1), Drejtoria IT dhe Menaxhimit të Çështjeve, në Departamentin e Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.

– 2 (dy) vende, në pozicionin Specialist, Sektori i Menaxhimit të Sistemeve dhe Suportit të Gjykatave, (kategoria ekzekutive, IV-1), Drejtoria IT dhe Menaxhimit të Çështjeve, në Departamentin e Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.

 

Procedura e lëvizjes paralele mbyllet për mungesë aplikimi dhe vendet vakan