Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 25 dhe VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, kreu VII, pika 9, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim, për 1 (një) vend, në pozicionin Specialist i Marrëdhënieve me Publikun, me Jashtë dhe Botimet (kategoria ekzekutive, IV-1), në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Publikun, me Jashtë dhe Botimet, në Departamentin e Shërbimeve Juridike dhe Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se:
-Kandidati i kualifikuar për të vazhduar konkurimin sipas procedurës së lëvizjes paralele, është:
– Aleksia Konstandina Ndreu,
Intervista e strukturuar me gojë, do të zhvillohet më datë 05.02.2024, ora 11.00, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.