Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 26 dhe VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, kreu III, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve minimale dhe kërkesave të veçanta sipas procedurës së ngritjes në detyrë dhe të pranimit nga jashtë shërbimit civil, të përcaktuara në shpalljen për konkurim, për pozicionin Shef i Sektorit të Administrimit Gjyqësor dhe Standardeve, Drejtoria e Organizimit të Gjykatave dhe Standardeve, Departamenti i Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit, (Kategoria e Ulët Drejtuese, III-a), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se:
– Kandidatët e kualifikuar për të vazhduar konkurimin sipas procedurës së ngritjes në detyrë dhe të pranimit nga jashtë në shërbim civil, janë:
1. Armand Dervishi,
2. Bledi Truma,
– Testimi me shkrim, ku do të vlerësohen njohuritë në lidhje me bazën ligjore të shpallur në fazën e parë, do të zhvillohet më datë 29.03.2023, ora 09.30, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
– Në të njëjtën ditë, më datë 29.03.2023, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, pas zhvillimit të testimit me shkrim, do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë, ku do të vlerësohen njohuritë mbi; bazën ligjore të shpallur, aftësitë, kompetencat mbi përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 22 dhe VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, kreu IV, pika 5 dhe pika 6, si dhe në përfundim të afatit të ankimimit pas verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve minimale dhe kërkesave të veçanta për pranimin nga jashtë në shërbim civil, të përcaktuara në shpalljen për konkurim, për 1 (një) vend, në pozicionin Specialist, Sektori i Administrimit të Prokurimeve (kategoria ekzekutive, III-b) në Drejtorinë e Shërbimeve Administrative, në Departamentin e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Administrative, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se;
Faza e ankimimit, mbyllet pa kandidatë të kualifikuar dhe konkurrimi vazhdon sipas procedurës së pranimit nga jashtë shërbimit civil.