Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 26 dhe VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, kreu III, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve minimale dhe kërkesave të veçanta sipas procedurës së ngritjes në detyrë dhe të pranimit nga jashtë shërbimit civil, të përcaktuara në shpalljen për konkurim, për pozicionin Këshilltar, në Njësinë Mbështetëse të Komisioneve të Përhershme (Kategoria e Mesme Drejtuese, II-b), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se:
– Kandidati i kualifikuar për të vazhduar konkurimin sipas procedurës së ngritjes në detyrë dhe të pranimit nga jashtë në shërbim civil, është:
1. Luan Dibra,
– Testimi me shkrim, ku do të vlerësohen njohuritë në lidhje me bazën ligjore të shpallur në fazën e parë, do të zhvillohet më datë 15.02.2023, ora 10.00, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
– Në të njëjtën ditë, më datë 15.02.2023, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, pas zhvillimit të testimit me shkrim, do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë, ku do të vlerësohen njohuritë mbi; bazën ligjore të shpallur, aftësitë, kompetencat mbi përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.