Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 13, të Kreut II, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:
- Shef Sektori, Sektori i Protokoll Arkivës, Drejtoria e Shërbimeve Administrative, Departamenti i Burimeve Njerëzore & Shërbimeve Administrative (Kategoria III-a).
Procedura e lëvizjes paralele mbyllet për mungesë aplikimi dhe vendi vakant është i vlefshëm për konkurrimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.
Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 13, të Kreut II, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:
- Drejtor Drejtorie, Drejtoria e Investimeve & Planifikimit Strategjik, Departamenti i Programimit & Administrimit të Buxhetit pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, me kategorinë II-b.
Procedura e lëvizjes paralele mbyllet për mungesë aplikimi dhe vendi vakant është i vlefshëm për konkurrimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil.