Në zbatim të nenit 25 të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar; si dhe të pikës 9 të kreut VII, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralale dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, ju njoftojmë se për pozicionin:
- Specialist në Sektorin e Standardeve dhe Infrastrukturës së IT, Drejtoria IT & Menaxhimit të Çështjeve, Departamenti i Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit, (kategoria III-b)
Kandidati i kualifikuar për të vazhduar në fazën e dytë të konkurrimit është:
- Jetnor Tafilaj
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datën 11.12.2020 ora 11.00 në Këshillin e Lartë Gjyqësor.