Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Kreu II, III, IV , Këshilli i Lartë Gjyqësor njofton se, testimi me shkrim i parashikuar për t’u zhvilluar në datën 08.04.2026, ora 10, për pozicionin Specialist i Qendrës së Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë (kategoria ekzekutive, IV-1), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor shtyhet për arsye objektive.
Në vijim të sa më sipër, testimi me shkrim do të zhvillohet më datë 15.04.2026, ora 10:00, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.