INSTITUTI I STUDIMEVE PËR KRIMET DHE PASOJAT E KOMUNIZMIT, VERIFIKIM PARAPRAK

Njësia e Burimeve Njerëzore, bazuar në nenin 22 të Ligjit 152/2013, ”Për Nëpunësin Civil” si dhe të VKM 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, dhe VKM, nr.243, datë 18.03.2015 ”Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionet vakant në ISKK të përcaktuar në Urdhrin e Brendshëm të Drejtorit Ekzekutiv të ISKK me Nr.26, datë 04.09.2025 për:

Drejtor i Drejtorisë së Studimeve”, 1 (një) , Kategoria e pagës II-I.

Kandidatët e kualifikuar për të vazhduar konkurimin pas verifikimit paraprak janë si më poshtë:

1. Brisejda Lala

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 10.10.2025 ora 11:00, kandidatët të cilët kanë grumbulluar në vlerësimin me shkrim më shumë se gjysmën e pikëve do të kalojnë në intervistën e strukturuar me gojë, e cilat do të zhvillohet po në të njëjtën datë , ora 13:00 , në ambientet e Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Zyrën e Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, me adresë: Rruga e Saraçve , te Selvia” (Pallati përballë supermarket Spar, Kati 2) , Tiranë

Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 3 ditëve pranë ISKK ose në adresën elektronike info@iskk.gov.al.