R E P U B L I K A E S H Q I P Ë R I S Ë
INSTITUTI I STUDIMEVE PËR KRIMET DHE PASOJAT E KOMUNIZMIT
SHPALLJE PER VEND TE LIRE PUNE
– Lloji i diplomës “Shkenca Juridike”, niveli minimal i diplomës “Bachelor”
Në zbatim të Nenit 22 dhe të Nenit 25, të Ligjit 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II, IV dhe VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqiperi shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për pozicionin/et:
- Spesialist /jurist,
në Institutin e Studimeve te krimeve dhe Pasojave te Komunizmit Tiranë
– kategoria: IV-a
Pozicionet më sipër, u ofrohen fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se nga këto pozicione, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, ato janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit në shërbimin civil.
PËR PROCEDURAT (LËVIZJE PARALELE, NGRITJE NË DETYRË DHE PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL ) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË!
20/09/2019
Afati për dorëzimin e dokumentave për:
LËVIZJE PARALELE
27/09/2019
Afati për dorëzimin e dokumentave për:
NGRITJE NE DETYRE DHE PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
- Kontrollon dhe siglon paraprakisht të gjithë aktet (urdhëra, e vendime), që i paraqiten Bordit Drejtues.
- Dhënien e ndihmës juridike Drejtorit Ekzekutiv për ushtrimin e të drejtës së ISKK-së si person juridik në në hartimin e kontratave, dhe proceseve para hartimit të kontratave.
- Përfaqëson me autorizimin e titullarit, ISKK-në proceset gjyqësore ku institucioni është palë, si dhe përgatit mbledhjen e provave, parashtrimeve dhe çdo veprim tjetër juridik, ne perputhje me legjislacionin përkatës.
- Kryen detyrën e strukurës së burimeve njerëzore si dhe krijon dosje e personelit duke i përditësuar ato në vazhdimësi konform, Ligjit “Për satusin e nëpunësit civil” dhe aktet e tij nënligjore.
- Në përmbushjeve të detyrimeve të Ligjit “Për prokurimin Publik” dhe akteve të tjera nënligjore, dhe kryesisht të VKM-së nr.914, “Për miratimin e rregullave të prokurimit Publik”, neni 57 të tij, me cilësinë e personit përgjgjegjës kryen të gjitha detyrimet që burojnë nga këto akte.
1 | LËVIZJA PARALELE |
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.
1.1 | KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA |
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a – Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, në kategorinë, IV-a,
b – Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
c – Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a – Të zotërojnë diplomë të nivelit “Bachelor” në Shkenca Juridike.
b – Të kenë të paktën 2 vjet përvojë pune në profesion.
1.2 | DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT |
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
b – Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g – Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h – Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
i – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton mesataren e ponderuar të diplomës (listë notash, vërtetim nga fakulteti), trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër:
1- Do të bëhet, në zyrat e Institutit te Studimit te Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit, duke filluar me procedurën e regjistrimit të aplikantit dhe duke ndjekur në vijimësi te gjitha udhëzimet e kerkuara ne shpallje.
2- Dokumentat e përmendura më sipër, së bashku me një kërkesë ku ju specifikoni pozicionin ku dëshironi të konkuroni, duhet të dorëzohen pranë Zyrës së Sekretarisë së ISKK nga Ora 8:00 deri në 16:00 nga e hëna në të premte .
1.3 | REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK |
Në datën 24/09/2019 , njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni do të shpallë në faqen zyrtare të internetit te ISKK, në portalin “Shërbimi Kombëtar I Punësimit” dhe në faqen zyrtare të internetit të ISKK, listen e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit për të cilin ju dëshironi të aplikoni, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
1.4 | FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA |
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
–Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
-Ligji “Për Statusin e nëpunësit Civil”.
– Ligjin nr. 44/2015, “Kodi Procedurave Administrative” I ndryshuar.
-Ligji nr.10242, datë 25.02.2019 “Për Institutin e Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri”
– Ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin Publik”, I ndryshuar, si dhe të ketë njohuri mbi
– VKM nr. 914, datë 29.12.2014, “Për miratimin e rregullave të prokurimit Publik”, I ndryshuar, dhe akteve të tjera për prokurimet publike.
1.5 | MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE |
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi I çertifikimit nuk është kryer. Totali I ve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Totali I pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me ike, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar I gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015
1.6 | DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT |
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do te shpallet në faqen zyrtare të internetit te ISKK, në portalin “Shërbimi Kombëtar I Punësimit”.
2 | NGRITJE NË DETYRE DHE PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL |
Vetëm në rast se nga pozicionet e renditura në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, këto pozicione janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit në shërbimin civil. Këtë informacion do ta merrni në faqen e ISKK , duke filluar nga data 07.10.2019.
2.1 | KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN
E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA |
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:
a – Të jetë shtetas shqiptar;
b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
f – Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a – Të zotërojnë diplomë të nivelit “Bachelor” në Shkenca Juridike.
b-Të njohë të paktën një gjuhë të Bashkimit Europian (preferohet gjuha angleze).
c-Të njohë dhe të përdorë kompjuterin dhe programet bazë të tij.
Ç-Të ketë aftësi të mira komunikuese të punës në grup dhe iniciativë në zgjidhjen e problemtikave komplekse
d -Të kenë të paktën 2 vjet përvojë pune në profesion.
2.2 | DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT |
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
b – Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g- Letër motivimi
gj – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton mesataren e ponderuar të diplomës (listë notash, vërtetim nga fakulteti), trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhen ne zyren e sekretarisë së ISKK, duke filluar me procedurën e regjistrimit të aplikantit dhe duke ndjekur në vijmësi udhëzimet online
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave për procedurën e pranimit duhet të bëhet brenda datës: 27/09/2019
2.3 | REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK |
Në datën 07/10/2019 , ISKK do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për proceduren e pranimit, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me goje.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga ISKK, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
2.4 | FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA |
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
–Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
-Ligji “Për Statusin e nëpunësit Civil”.
– Ligjin nr. 44/2015, “Kodi Procedurave Administrative” i ndryshuar.
-Ligji nr.10242, datë 25.02.2019 “Për Institutin e Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri”
– Ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, si dhe të ketë njohuri mbi
– VKM nr. 914, datë 29.12.2014, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar, dhe akteve të tjera për prokurimet publike.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c – Motivimin, aftësinë e tyre komunikuese, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
2.5 | MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE |
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015
2.6 | DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT |
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Instituti i Studimit për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e ngritjes ne detyre dhe pranimit në shërbimin civil, do të marrin informacion në faqen e Institutit të Studimit për Krimet dhe Pasojat te Komunizmit , për fazat e mëtejshme të procedurës së pranimit në shërbimin civil
– për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,
– datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;
Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e iskk.gov.al duke filluar nga data 07/10/2019
Pranim nga jashtë |
Njësia e Burimeve Njerëzore ISKK