Njësia e Burimeve Njerëzore, bazuar në nenin 22 të Ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil“ si dhe të VKM 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionet vakant në ISKK të përcaktuar në Urdhrin e Brendshëm të Drejtorit Ekzekutiv të ISKK me Nr.14, datë 21.05.2021 për:
- 1 (një) Përgjegjës Sektori, Sektori i Kërkimit Shkencor , në Drejtorinë e Studimeve, në ISKK.
Kategoria e pagës III-a.
Të diplomuar Niveli Master në degën Histori:
Kandidatët e kualifikuar për të vazhduar konkurimin për fazën e dytë të konkurimit janë si më poshtë:
- Brisejda Lala
- Leonora Laçi
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 24.06.2021 ora 10:00 , kandidatët të cilët kanë grumbulluar në vlerësimin me shkrim më shumë se gjysmën e pikëve do të kalojnë në intervistën e strukturuar me gojë, e cilat do të zhvillohet po në të njëjtën datë , ora 13:00 , në ambientet e Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në adresën Rruga George.W.Bush, Godina e Institutit të Ish të Përndjekurve Politike, Kati i parë.
Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve pranë Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse në adresën elektronike info@iskk.gov.al.
Njësia e Burimeve Njerëzore, bazuar në nenin 22 të Ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil“ si dhe në VKM nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive“, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionet vakante në ISKK të përcaktuara në Urdhrin e Brendshëm të Drejtorit Ekzekutiv të ISKK Nr.15 , datë 21.05.2021 për:
I “Specialist Redaktor” 1 (një) në Drejtorinë e Studimeve, kategoria e pagës IV-a, pranë ISKK-së.
– Të diplomuar te niveli Master Shkencor në Shkenca Humane ose Shkenca Sociale:
Kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit janë si më poshtë:
- Klejda Plangarica
- Violeta Murati
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 25.06.2021 ora 10:00 , kandidatët të cilët kanë grumbulluar në vlerësimin me shkrim më shumë se gjysmën e pikëve do të kalojnë në intervistën e strukturuar me gojë, e cilat do të zhvillohet po në të njëjtën datë , ora 13:00 , në ambientet e Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në adresën Rruga George.W.Bush, Godina e Institutit të Ish të Përndjekurve Politike, Kati i parë.
Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve pranë Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse në adresën elektronike info@iskk.gov.al.