Njësia e Burimeve Njerëzore, bazuar në nenin 22 të Ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil“ si dhe të VKM 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionet vakant në ISKK të përcaktuar në Urdhrin e Brendshëm të Drejtorit Ekzekutiv të ISKK me Nr. 12, datë 19.05.2021 për:
1 ( një ) – “Drejtor i Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse”, në ISKK.
Kategoria e pagës II-B.
Të diplomuar Niveli Master në Shkencat Ekonomike:
Kandidatët e kualifikuar për të vazhduar konkurimin për ngritje në detyrë janë si më poshtë:
- Zoica Graçi
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 18.06.2021 ora 11:00, kandidatët të cilët kanë grumbulluar në vlerësimin me shkrim më shumë se gjysmën e pikëve do të kalojnë në intervistën e strukturuar me gojë, e cilat do të zhvillohet po në të njëjtën datë në orën,12:00 , në ambientet e Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në adresën: Rruga George.W.Bush, Godina e Institutit të Ish të Përndjekurve Politike, Kati i parë.
Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në ISKK në adresën elektronike info@iskk.gov.al.