INSTITUTI I STUDIMEVE PËR KRIMET DHE PASOJAT E KOMUNIZMIT, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Njësia e Burimeve Njerëzore, bazuar në nenin 22 të Ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” si dhe të VKM 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, dhe VKM, nr.243, datë 18.03.2015 ”Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionet vakant në ISKK të përcaktuar në Urdhrin e Brendshëm të Drejtorit Ekzekutiv të ISKK me Nr.19, datë 07.02.2024 për:

Drejtor i Drejtorisë së Studimeve”, 1 (një), Kategoria e pagës II-I.

Kandidatët e kualifikuar për të vazhduar konkurimin pas verifikimit paraprak janë si më poshtë: 1. Agim Baçi

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 20.03.2024 ora 11:00 , kandidatët të cilët kanë grumbulluar në vlerësimin me shkrim më shumë se gjysmën e pikëve do të kalojnë në intervistën e strukturuar me gojë, e cilat do të zhvillohet po në të njëjtën datë , ora 14:00 , në ambientet e Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Zyrën e Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, me adresë: Rruga e Saraçve , te Selvia” (Pallati përballë supermarket Spar, Kati 2) , Tiranë

Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 3 ditëve pranë ISKK ose në adresën elektronike info@iskk.gov.al