Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit , Rezultatet e verifikimit paraprak

Njësia e Burimeve Njerëzore, bazuar në nenin 22 të Ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil“ si dhe në VKM nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive“,  ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për ranimin në Shërbimin Civil për pozicionet vakant në ISKK të përcaktuar  në Urdhrin e Brendshëm të Drejtorit Ekzekutiv të ISKK   Nr . 20 . datë  18.09.2022  për:

  “Specialist Jurist dhe I shërbimeve me gjyqësorin” 1 (një) në Drejtorinë e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, kategoria e pagës III-b, pranë   ISKK-së  ju njoftojmë se :

Kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit janë si më poshtë:

  1. Françeska Loshe

 

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 23.09.2022 ora 10:30 , kandidatët të cilët kanë grumbulluar  në vlerësimin me shkrim më shumë se gjysmën e pikëve do të kalojnë në intervistën e strukturuar me gojë, e cila do të zhvillohet po në të njëjtën datë , ora 13:00  , në ambientet e Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në adresën Rruga e Saraçve, te Selvia, Tirane.

Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve pranë Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse në adresën elektronike info@iskk.gov.al.