Instituti i Statistikave në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar,
si dhe të pikës 4, të kreut IV, të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, pas
përfundimit të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme
dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:
Kodi 274 – 4 (katër) Specialistë në Zyrat Statistikore Durrës/Elbasan/Elbasan (Gramsh)/Fier
(Mallakastër) në Drejtorinë e Gjeoinformacionit, Mbledhjes së të Dhënave dhe Statistikave
Rajonale – klasa e pagës IV-3.
Kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit janë:
1. Anisa Spahiu
2. Elda Kosova
3. Erjalda Hënkoja
4. Fatime Dervishi
5. Fatmir Mufali
6. Suzana Verbaj
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 15.12.2025, ora 11:00 në ambjentet e Institutit të Statistikave, Tiranë.
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 17.12.2025, ora 13:00 në ambjentet e Institutit të Statistikave, Tiranë
Në zbatim të nenit 26, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” të ndryshuar, si dhe të
pikës 24, të kreut III, të Vendimit nr. 242, date 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, Instituti
i Statistikave, në përfundim të verifikimit të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të
ngritjes në detyrë dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton
se për pozicionin:
– Përgjegjës në Zyrën Rajonale Statistikore Durrës, në Drejtorinë e Gjeoinformacionit, Mbledhjes së të Dhënave dhe Statistikave Rajonale, kategoria III-2.
Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është:
1. Emin Toçi
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 16.12.2025, ora 11:00 në ambjentet e Institutit të Statistikave, Tiranë.
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 16.12.2025, ora 13:00 në ambjentet e Institutit të Statistikave, Tiranë.
Në zbatim të nenit 26, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” të ndryshuar, si dhe të
pikës 24, të kreut III, të Vendimit nr. 242, date 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, Instituti
i Statistikave, në përfundim të verifikimit të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të
ngritjes në detyrë dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton
se për pozicionin:
– Përgjegjës në Zyrën Rajonale Statistikore Lezhë, në Drejtorinë e Gjeoinformacionit, Mbledhjes së të Dhënave dhe Statistikave Rajonale, kategoria III-2.
Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është:
1. Violanta Ivanaj
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 16.12.2025, ora 11:00 në ambjentet e Institutit të Statistikave, Tiranë.
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 16.12.2025, ora 13:30 në ambjentet e Institutit të Statistikave, Tiranë.
Në zbatim të nenit 26, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” të ndryshuar, si dhe të
pikës 24, të kreut III, të vendimit nr. 242, date 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, Instituti
i Statistikave, në përfundim të verifikimit të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të
ngritjes në detyrë dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton
se për pozicionin:
– Përgjegjës në Zyrën Rajonale Statistikore Kukës, Drejtoria e Gjeoinformacionit, Mbledhjes së të Dhënave dhe Statistikave Rajonale, kategoria III-2.
Nuk ka kandidat/kandidatë i/të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit.