Në zbatim të nenit 26, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” të ndryshuar, si dhe të pikës 24,
të kreut III, të vendimit nr. 242, date 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, Instituti i Statistikave,
në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të ngritjes në
detyrë dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për
pozicionin:
– Përgjegjës në Sektorin e Statistikave të Tokës dhe Prodhimit Bimor në Drejtorinë e Statistikave të Bujqësisë dhe Mjedisit, kategoria III-1.
Kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit janë:
1. Elda Muça
2. Etis Jareci
3. Ornela Nela
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 21.10.2025, ora 11:00 në ambjentet e Institutit të Statistikave, Tiranë.
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 21.10.2025, ora 13:00 në ambjentet e Institutit të Statistikave, Tiranë.