INSTITUTI I STATISTIKAVE, VENDE TE LIRA PUNE

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të kreut II dhe III,
të vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Instituti i Statistikave shpall
procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë për pozicionin:

  • Përgjegjës në Sektorin e Gjeoinformacionit dhe Regjistrit Statistikor të Ndërtesave dhe Banesave, Drejtoria e Gjeoinformacionit, Mbledhjes së të Dhënave dhe Statistikave Rajonale,
    Drejtoria e Përgjithshme e TI dhe Mbledhjes së të Dhënave, Instituti i Statistikave – kategoria III-1

Në zbatim të nenit 22 dhe 25, të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, si dhe të
kreut II, IV dhe VII, të Vendimit nr. 243, datë 18.3.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin,
lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, të ndryshuar,
Instituti i Statistikave shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për
kategorinë ekzekutive, për grupin e pozicioneve:

  • 2 (dy) Specialistë në Sektorin e Planifikimit dhe Monitorimit të Mbledhjes së të Dhënave, Drejtoria e Gjeoinformacionit, Mbledhjes së të Dhënave dhe Statistikave Rajonale – kategoria: IV-1.

 

PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: kodi 283_shpallje 2 spec sektori i planifikimit dhe monitorimit te mbledhjes se te dhenave.docx kodi 282_shpallje Pergjegjes sektori i Gjeoinformacionit dhe RSNB.docx