Koordinatori Administrativ do te jete përgjegjës për të koordinuar, monitoruar dhe lehtësuar zbatimin e projektit financuar nga Ambasada Suedeze në kuadër të Censit të Popullsisë dhe Banesave.Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore janë:
1. Të monitorojë dhe të ndjekë zbatimin e projektit. Në bashkëpunim me INSTAT, Njësia IPA për projektin e BE -së dhe Ambasada do të mbështesin dërgimin e inputeve dhe
rezultateve të projektit.
2. Të bashkëpunojë dhe mbështesë punën midis departamenteve e përgjegjëse të INSTAT dhe ekipit të Censit për përmbushjen në kohë të aktiviteteve të projektit duke
përfshirë procedurat për prokurimin e mallrave dhe shërbimeve të mbuluara nga projekti.
3. Të mbështesë INSTAT në koordinimin e aktiviteteve me donatorë dhe projekte të tjera.
4. Të monitorojë menaxhimin financiar të projektit në përputhje me procedurat teknike, bazuar në marrëveshjen midis INSTAT dhe Ambasadës Suedeze . Të sigurojë që
disbursimi i fondeve të jetë në përputhje me termat e referencës të miratuara.
5. Të përgatisë draft raportin narrativ të projektit në bashkëpunim me ekipin e projektit.
6. Të lehtësojë raportimin, rishikimin e buxhetit dhe planit të aktiviteteve në përputhje me projekt dokumentin e miratuar.
7. Të rishikojë buxhetin dhe planin e aktivitetit në përputhje me projekt dokumentin e miratuar.
8. Të mbështesë organizimin e takimeve të Komitetit Drejtues të Projektit dhe takimet vjetore midis INSTAT dhe Ambasadës Suedeze.
9. Të sigurojë që auditimi vjetor i projektit të kryhet në kohë dhe në përputhje me kërkesat e Sida-s /Ambasadës Suedeze sipas marrëveshjes midis INSTAT dhe Ambasadës.
10. Të kryejë detyra të tjera që lidhen me projektin.
Kriteret e përzgjedhjes:
1. Të zotëroje diplomë universitare. Master Shkencor dhe kualifikime të tjera pasuniveristare përbëjnë avantazh.
2. Të ketë përvojë pune (e provuar) në menaxhim dhe zbatim projekti, jo më pak se 5 vite.
3. Të ketë eksperiencë pune (e provuar)me administratën publike, dhe me donatorë, jo më pak se 7 vite së bashku.
4. Preferohet me përvojë pune të mëparshme dhe njohuri në procedurat e prokurimit.
5. Zotërim i mirë në të folur dhe shkruar i gjuhës angleze.
6. Njohuri dhe përvojë të mirë të programeve dhe funksioneve kompjuterike
Aplikanti duhet të jetë i vetë-motivuar dhe të zotërojë aftësi të mira komunikimi, aftësi organizative, aftësi të mira raportimi dhe nivel të lartë të ndërgjegjësimit për çështjet e transparencës dhe integritetit.
Informacione te tjera:
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a – Jetëshkrim (CV)
b – Fotokopje të diplomës.
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotesimin e kritereve te kerkuara;
Kopje te dokumentave të siperpermendura te dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në INSTAT brënda datës 10.12.2021 ne adrësën: “Instituti Statistikave, Rr. Vllazën Huta, Nd.35, H.1, Njësia Administrative Nr.2, 1017”
Afati i aplikimit:12/10/2021
Aplikimi realizohet nëpërmjet faqest së Institutit të Statistikave në seksionin e vëndeve vakante për pozicionet me kontrata të përkohëshme.